Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e Baselit

Futboll

Xherdan Shaqiri asiston në fitoren e Baselit

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2025 Në ora: 22:24
Xherdan Shaqiri - majtas duke festuar

Baseli këndellet pas humbjes gjatë javës që e lamë pas, sonte e mposhti me rezultat 2:0 Zurich-un.

Kapiteni Xherdan Shaquri me shokë treguan lojë të mirë.

Futbollisti Shaqiri asistoi në dy golat.

Golat i realizuan Traore (13') e Salah (50').

Albian Ajeti u zëvendësua në minutën ne 48-të e Xherdan Shaqiri u paraqit deri në minutën e 89-të për Baselin.

Lindrit Kamberi u paraqit nga minuta e parë e Bledian Krasniqi nga minuta e 70-të për Zurich-un. 

Kamberi u zëvendësua në minutën e 89-të.  

Pas javës së 11-të elitën e futbollit zviceran, Baseli renditet në vend të tretë me 21 pikë e ka 4 më pak se lideri Thun dhe Zurich është në të nëntin me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat