Rekord fantastik nga Arsenali, shtatë ndeshje pa pranuar gol

Futboll

Rekord fantastik nga Arsenali, shtatë ndeshje pa pranuar gol

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 19:14
Arteta

Skuadra e Arsenalit sot shënoi fitore 0:2 ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Me këtë fitore, “Topçinjtë” thyejnë një rekord personal, shkruan Indeksonline

Shtatë ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, Arsenali nuk ka pranuar asnjë gol.

14 gola të shënuara dhe zero të pësuara – kjo tregon mbrojtjen e fortë që ka ndërtuar trajneri Mikel Arteta.

Kujtojmë që Arsenali është në pozitën e parë në Premier League me 25 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat