Phil Foden arrin një sukses të jashtëzakonshëm

Futboll

Phil Foden arrin një sukses të jashtëzakonshëm

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 12:29
Foden

Manchester City priti Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve të UEFA-s dhe fitoi me rezultatin 4:1.

Në këtë ndeshje, Phil Foden arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Anësori anglez shënoi dy herë, të dy golat erdhën nga jashtë zonës së penalltisë.

Sipas Opta-s, ai është lojtari i parë që nga viti 2008 që shënon dy gola nga distanca në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve. I fundit që e bëri këtë ishte Alessandro Del Piero kundër Real Madridit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat