Juljan Shehu spektakolar!

Futboll

Juljan Shehu spektakolar!

Më: 8 nëntor 2025 Në ora: 17:47
Juljan Shehu

Juljan Shehu është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Widzew Lodz humbi në transfertë përballë Lechia Gdansk.

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të kampionatin polak, përfundoi 2-1.

Megjithatë, mesfushori i Kombëtares shqiptare “la shenjën e tij” edhe pse humbi.

Në minutën e 50-të, ishte pikërisht ai që “gatoi” golin për të tijët, i cili ishte i pari për këtë ndeshje.

Shehu luftoi mirë me kundërshtarin, duke fituar topin. Më pas, atë e dërgoi në këmbën e Bregier, me këtë të fundit që tundi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat