Eurogol nga 40-metra, mesfushori kuqezi i jep fitoren Shqipërisë U21

Futboll

Eurogol nga 40-metra, mesfushori kuqezi i jep fitoren Shqipërisë U21

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 14:22
Shqipëria U21 t

Shqipëria U21 triumfoi në transfertën me Moldavinë U21.

Goli i vetëm i ndeshjes miqësore erdhi në minutën e 18-të nga mesfushori shqiptar Burak Alili që luan për Nionin në Zvicër.

Alili realizoi një eurogol nga 40-metra duke shtangur portierin kundërshtar, i paaftë për të reaguar ndaj asaj goditje vrastare.

Për kuqezinjtë, ky ishte një test i rëndësishëm në të cilin trajneri Alban Bushi pati mundësinë që të shohë lojtarë që mund t’i shërbejnë për Europianin 2027.

Rikujtojmë që Shqipëria është e kualifikuar si organizatore, ndërkohë që deri në vitin 2027, do të ketë vetëm ndeshje miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat