Arteta jep përditësimin e gjendjes fizike para Tottenhamit:

Futboll

Arteta jep përditësimin e gjendjes fizike para Tottenhamit:

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 18:39
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se Gabriel Magalhães do të mungojë për disa javë pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Brazilit.

“Po, Gabi fatkeqësisht ka marrë një dëmtim dhe do të jetë jashtë për disa javë,” deklaroi Arteta.

“Të mërkurën e ardhshme do të kryejmë një skaner tjetër dhe atëherë do të kemi një ide më të qartë për kohën e rikuperimit.”

Ndërkohë, Riccardo Calafiori nuk është rikthyer ende në stërvitje me ekipin, pasi u tërhoq herët nga grumbullimi i Italisë për shkak të problemeve fizike.

“Po, ai nuk ishte i disponueshëm. Ka pasur disa shqetësime dhe duhej ta sillnim menjëherë. Nuk është stërvitur ende; kemi një seancë nesër, kështu që do të shohim,” shtoi trajneri i Arsenalit.

Arteta gjithashtu la të kuptohet se disa nga lojtarët e tjerë të dëmtuar mund të rikthehen për ndeshjen e së dielës kundër Tottenhamit, edhe pse nuk përmendi emra konkretë.

“Kemi investuar shumë energji për t’i rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha ai. “Nesër do të kemi më shumë qartësi. Jam optimist që nesër do të hedhim një hap tjetër përpara".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat