Napoli bindës ndaj Atalantës, Rrahmani 64 minuta e me probleme 

Futboll

Napoli bindës ndaj Atalantës, Rrahmani 64 minuta e me probleme 

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 22:35
Pamje nga ndeshja

Napoli ka arritur tre pikë të rëndësishme në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Atalantës.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit 64 minuta në petkun e Napolit, në fitoren bindëse.

Futbollisti u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Për Napolin shënuan David Neres (17' e 38'), Lang (45') dhe për udhëtuesit Scamacca (52').

Kampionit në fuqi i mjaftuan 45 minuta për të arritur fitoren. 

Berat Gjimshiti u paraqit titullar tek Atalanta.

Napoli merr kreun me 25 pikë e Atalanta është në vend të 13-të me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat