Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana”

Futboll

Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana”

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 20:08
Pamje nga ndeshja

Egnatia mposhti Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 0:1, duke u shpallur kështu kampione e dimrit.

Një përballje tepër emocionuese që pati gjithçka, teksa në fund ishin rrogozhinasit ata që festuan falë golit të Kastriot Selmanit dhe pritjeve shpëtimtare të portierit Dajsinani.

Në minutën e 58-të, Teuta gjeti rrugën e rrjetës me Jurgens, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Falë këtij triumfi Egnatia u ngjit në kuotën e 37 pikëve në 18 javë.

Kjo ishe fitorja e 11-të në total për ekipin e Tetovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat