Mesfushori njofton largimin

Futboll

Mesfushori njofton largimin

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 14:05
Argel Avdiu

Te Kukësi kanë nisur largimet para hapjes zyrtare të merkatos.

Kështu Argel Avdiu nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve në pjesën tjetër të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postim në rrjetet sociale. 23-vjeçari falenderon klubin për mundësinë e dhënë.

“Falenderoj klubin, presidencën, stafin dhe bashkëlojtarët, dhe një falenderim i veçantë për tifozët që na kanë mbështetur gjithmonë”, ka shkruar futbollisti.

Vlen të theksohet se para 1 viti u bë pjesë e kuksianëve, teksa në këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në 9 ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat