Kapiteni i Kosovës çmend italianët, e pabesueshme!

Futboll

Kapiteni i Kosovës çmend italianët, e pabesueshme!

Nga: K.Goca Më: 4 janar 2026 Në ora: 13:09
Amir Rrahmani

Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lazios, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Olimpico” në Romë. 

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë protagonist duke shënuar një gol të bukur për Napolin në minutën e 32-të të ndeshjes.

Pas një harkimi perfekt nga goditja e lirë e Matteo Politanos, Rrahmani u shkëput saktë dhe goditi fuqishëm me kokë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës për rezultatin 0:2. 

Një gol që heshti stadiumin “Olimpico” në Romë.

Napoli po dominon takimin me epërsi 2:0.

Golin e parë për skuadrën napolitane e realizoi Spinazzola në minutën e 13-të, gjithashtu pas asistimit të Matteo Politanos.

Paraqitje madhështore nga Rrahmani, i cili po dëshmon edhe një herë se është lider i padiskutueshëm, si te Napoli ashtu edhe te Kombëtarja e Kosovës.

Rrahmani është zëvendësuar në minutën e 79-të.

Napoli është në vend të dytë me 37 pikë (një ndeshje më pak) dhe Lazio në të 9-tin me 24 sosh pas javës së 18-të në Serie A..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat