Valmir Nafiu firmos me FC Malishevën

Futboll

Valmir Nafiu firmos me FC Malishevën

Më: 10 janar 2026 Në ora: 19:42
Valmir Nafiu - majtas

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Valmir Nafiu, si përforcimin e parë për sezonin e ri.

Nafiu pritet të sjellë cilësi, kreativitet dhe eksperiencë në mesfushën e skuadrës.

Karriera e tij përfshin momente të spikatura te Hamburgu, KF Shkëndija dhe më së fundi FC Ferizaj, duke lënë gjurmë në kampionat dhe gara europiane.

Ky transferim është një hap i rëndësishëm për FC Malishevën drejt forcimit të ekipit dhe përgatitjes për sezonin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat