Trajneri i mirënjohur Jurgen Klinsman është i mahnitur nga paraqitjet aktuale të Bajernit. Dy lojtarë të bavarezëve kanë lënë përshtypje te ish-trajneri i kombëtares.
Njëri prej tyre është talenti i mesfushës, Lenart Karl.
“Është një kënaqësi ta shoh djaloshin. Ajo që ai është i aftë të bëjë është e pabesueshme,” tha Klinsman. 61 vjeçari vlerësoi se spekulimet rreth një mundësie të një nominimi në Kupën e Botës ishin “të justifikuara”.
“Nëse ai vazhdon të luajë kështu, rasti i tij do të forcohet me çdo ndeshje. Sot, 26 lojtarë shkojnë në Kupën e Botës. Me siguri do t’i gjejnë një vend atij.”
Përveç Karl, sulmuesi Kejn po shkëlqen përsëri me paraqitje të pabesueshme. “Ajo që Herri ka bërë për vite me radhë është fantastike.
Ai me të vërtetë meriton të fitoj titujt që ka arritur,” përfundoi Klinsman.