Ish sulmuesi i kryeqytetit përfundon në kategorinë e 4-t

Futboll

Ish sulmuesi i kryeqytetit përfundon në kategorinë e 4-t

Më: 1 shkurt 2026 Në ora: 13:11
Tirana - Partizani, derbi

Akileu Ndreca është futbollisti më i ri i Campodarsego.

Pasi mbylli aventurën e tij në Kosovë me Prishtinën, ai ka vendosur që të nisë një rrugëtim të ri në Serie D italiane.

Me klubin e ri, ai ka firmosur kontratë 6-mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit. Ndërkohë që Campodarsego s’ka paguar asnjë “kacidhe”, pasi 25-vjeçari ishte lojtar i lirë në treg.

Kujtojmë se Ndreca ka të shkuar edhe në futbollin shqiptar.

Ai ka dalë nga akademia e Vllaznisë, ndërsa sezonin e kaluar ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. 

Me bardheblutë ka marrë pjesë në 37 ndeshje, duke ia dalë që të shënojë 8 gola e të dhurojë 1 asist..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat