Redi Jupi kundër vendimit të Xhixhës

Futboll

Redi Jupi kundër vendimit të Xhixhës

Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:07
Redon Xhixha

Ish-lojtari i Kombëtares, tashmë në pozitën e specialistit të futbollit Redi Jupi, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Procesi Sportiv”, dha versionin e tij për rikthimin e sulmuesit Redon Xhixha te Tirana.

Për Jupin, kjo lëvizje e 27-vjeçarit, është hap mbrapa në karrierë: 

“Xhixha kur ka ikur nga Shqipëria, ishte lojtari më i mirë në kampionatin shqiptar. Sikurse ishte në xhiron e Kombëtares.

Në momentin që u kthye sërish në Superiore, është një hap mbrapa në karrierë.

Madje, për mua është një hap i madh mbrapa në karrierë. Ai vjen në një moment jo të mirë.

Nuk po luante shumë në Azerbajxhan, pastaj shkoi në Algjeri”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat