Real Madrid, Arbeloa vlerëson Mbappe: Po ndjek rrugën e Ronaldos

Futboll

Real Madrid, Arbeloa vlerëson Mbappe: Po ndjek rrugën e Ronaldos

Më: 9 shkurt 2026 Në ora: 17:32
Kylian Mbappe

Real Madrid mundi 0-2 Valencian në La Liga. Goli i parë erdhi nga Carrera, ndërsa i dyti mban firmën e Kylian Mbappe.

Pas sfidës, trajneri i Los Blancos, Arbeloa vlerësoi në maksimum sulmuesin francez Kylian Mbappe.

Arbeloa u shpreh me bindje se lojtari po ndjek rrugën e Ronaldos.

“Po na mbarojnë përkufizimet për Kylianin. Mendonim se nuk do të shihnim asgjë si Cristiano, por duket se Mbappe po ndjek të njëjtën rrugë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat