Presidenti i klubit anglez transportohet me urgjencë në spital

Futboll

Presidenti i klubit anglez transportohet me urgjencë në spital

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 13:11
Tom Wagner

Presidenti i Birmingham City, Tom Wagner, ka pësuar një goditje në tru dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim të menjëhershëm.

Lajmi u konfirmua nga klubi anglez, i cili bëri të ditur se 56-vjeçari po merr kujdes mjekësor dhe është në gjendje të qëndrueshme.

Shefi ekzekutiv i Birmingham, Jeremy Dale, njoftoi se Wagner do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e përditshme për t’u fokusuar në rikuperimin e tij.

Në një deklaratë zyrtare, klubi theksoi se ndërhyrja e shpejtë mjekësore ishte vendimtare dhe se shenjat e para të rikuperimit janë pozitive.

“Tom mbetet i lidhur ngushtë me klubin dhe mezi presim ta mirëpresim sërish. Angazhimi i tij dhe i ekipit Knighthead ndaj Birmingham City mbetet i pandryshuar dhe planet tona vazhdojnë normalisht nën një drejtim të fortë,” thuhet në deklaratë, duke kërkuar gjithashtu respektimin e privatësisë së tij gjatë kësaj periudhe.

Wagner mori drejtimin e klubit në korrik 2023 përmes kompanisë së tij Knighthead dhe ka qenë një figurë aktive në projektet ambicioze të Birmingham,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat