Çfarë po ndodh me Xherdan Shaqirin? Shokon zviceranët

Futboll

Çfarë po ndodh me Xherdan Shaqirin? Shokon zviceranët

Nga: K.Goca Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 18:35
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk është ai ujku i vjetër të paktën sa i takon kryerjes së penalltive.

Kapiteni I Baselit, Shaqiri, sot shokoi zviceranët, për faktin se humbi penalltinë në minutën e 62-të, duke lëshuar rastin e artë për fitoren e skuadrës së tij,

Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 me Luganon, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Xherdan Shaqiri mori përgjegjësinë e penalltisë në minutën e 62-të (penalltinë e përsëritur). Ai rrëshqiti në momentin e goditjes dhe topi ka përfunduar lart mbi portë.

"“Shaqiri, megjithatë, pati një rast tjetër për të thelluar epërsinë.

Dhe ai e humb përsëri. Duke rrëshqitur, ai e dërgon topin lart mbi traversë. E pabesueshme!

Këtë sezon, Shaqiri ka humbur pesë nga nëntë penallti”, shkruan media zvicerane “Blick”.

Traore shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për Baselin dhe Koutsias (64') për mysafirët.

Shaqiri u paraqit titullar së bashku me Albian Ajetin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 66-të.

Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi u paraqitën tërë takimin për Luganon. Baseli e zë vendin e katërt me 40 pikë e Lugano gjendet një pozitë më lart me 43 sosh.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat