Dinamo shokon Vushtrrinë! Sokol Kiçina – trim i ndeshjes

Futboll

Dinamo shokon Vushtrrinë! Sokol Kiçina – trim i ndeshjes

Nga: K.Goca Më: 21 shkurt 2026 Në ora: 15:34
Dinamo e Ferizajt

Dinamo e Ferizajt ka treguar lojë të madhe duke e mposhtur liderin e Ligës së Parë të Kosovës,

Vushtrrinë. Dinamo fitoi me rezultat 2:0 në takimin e javës së 21-të, duke barazuar kështu pikët me liderin.

Skuadra e trajnerit Arsim Abazi, me këtë paraqitje, dëshmoi se është kandidat kryesor për t’u ngjitur në shoqërinë e më të mirëve.

Një fitore e madhe dhe motivuese që i jep forcë për të luftuar për kreun e tabelës.

Futbollisti Sokol Kiçina u shpall trim i ndeshjes, duke shënuar të dy golat: në minutën e 49-të nga penalltia dhe në minutën e 70-të.

Pas këtij takimi, Vushtrria kryeson me 44 pikë, po aq sa ka edhe Dinamo, e cila renditet në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat