Sunderland zhgënjen, Xhaka u paraqit në 19 minutat e fundit

Futboll

Sunderland zhgënjen, Xhaka u paraqit në 19 minutat e fundit

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 16:53
Fulhami

Sunderland zhgënjeu si vendas duke pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Fulhami, në takimin e javës së 27-të të Premier Leagues në futboll.

Granit Xhaka u rikthye nga lëndimi, duke u aktivizuar nga minuta e 71-të. 

Xhaka u paraqit në 19 minutat e fundit, por pa forcë që të ndikojë në rikthimin e rezultatit.

Futbollisti Jimenez është autori i dy golave (54' e 61'-nga penalltia) e Iwobi (85’) për fitoren e Fulhamit. 

Për Sunderlandin shënoi Le Fee (76’-nga penalltia).

Sunderland renditet në pozitën e 12-të me 36 pikë, një më pak se Fulham që gjendet dy pozita më lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat