Portieri i Bayern: Dua të qëndroj edhe një vit këtu

Futboll

Portieri i Bayern: Dua të qëndroj edhe një vit këtu

Më: 15 mars 2026 Në ora: 17:26
Sven Ulreich

Sven Ulreich ka deklaruar se do të donte të qëndronte edhe një vit te Bayern.

Portieri gjerman ndihet rehat si zëvendësues i Manuel Neuer dhe Jonas Urbig, duke qenë se është në fund të karrierës.

“Mund ta imagjinoj lehtësisht veten duke luajtur këtu edhe një vit. Roli që kam në ekipin e portierëve më përshtatet dhe po e shijoj.

Por nuk është vetëm vendimi im. Drejtuesit kanë pak më shumë ndikim”, ka deklaruar gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat