​Dardanët mbyllin përgatitjet sot, gati për sfidën vendimtare në Bratisllavë

Futboll

​Dardanët mbyllin përgatitjet sot, gati për sfidën vendimtare në Bratisllavë

Më: 25 mars 2026 Në ora: 08:00
Franco Foda

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Pas një atmosfere shumë pozitive në seancat paraprake, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe disiplinë në zbatimin e detyrave taktike të përzgjedhësit Franco Foda, duke rritur optimizmin brenda skuadrës para sfidës vendimtare.

Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa menjëherë pas saj ekipi do të udhëtojë drejt Bratisllavës, ku të enjten do të përballet me Sllovakinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat