Agim Kasapolli: Foda sovran, Silvinjos i diktohet se kush duhet të luaj!

Futboll

Agim Kasapolli: Foda sovran, Silvinjos i diktohet se kush duhet të luaj!

Nga: K.Goca Më: 27 mars 2026 Në ora: 19:55
Agim Kasapolli

Legjenda e komentimit dhe e gazetarisë sportive në Kosovë, Agim Kasapolli, shprehet i lumtur për triumfin e kombëtares së Kosovës në Bratisllavë, me rezultat 4:3 ndaj Sllovakisë në ndeshjen e gjysmëfinales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.

Nga ana tjetër është i zhgënjyer me dështimin e Shqipërisë, ku pësuan humbje në Varshavë me rezultat 2:1 nga Polonia.

“Kosova shkëlqeu, Shqipëria zhgënjeu. 

Trajneri gjerman Foda sovran inkuadron vetëm lojtarët që kanë formë të mirë, ndërsa braziliani Selvinjo eksperimenton.

Trajneri Foda vendos vet për formacion, kurse Silvinjos i diktohet se kush duhet të luaj!

Andej e këndej kufirit lojtar shqiptar por Kosovën e drejton Franco Foda i Gjermanisë pikë”, - ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat