Ambasadori i Egjiptit në Spanjë minimizon incidentin në Cornellá

Futboll

Ambasadori i Egjiptit në Spanjë minimizon incidentin në Cornellá

Më: 2 prill 2026 Në ora: 13:34
Yamal

Ndeshja miqësore e së martës midis Spanjës dhe Egjiptit në Cornellà u njollos nga thirrjet raciste nga tribunat e stadiumit “RCDE”.

Gjatë pjesës së parë, u dëgjuan thirrje: “Ai që nuk kërcen është mysliman”.

Ambasadori egjiptian në Spanjë, Ehab Ahmed Badawy, u prononcua për “El Partidazo de COPE”. Ambasadori pohoi se Spanja “nuk është vend racist”.

“Në fakt, përvoja ime personale në Spanjë më vërteton të kundërtën.

Mikpritja e Spanjës ndaj të huajve është një model për t’u imituar”, tha Ehab Ahmed Badawy.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat