“Tërmeti” i kombëtares italiane

Futboll

“Tërmeti” i kombëtares italiane

Më: 4 prill 2026 Në ora: 14:24
Gravina

“Tërmeti” në futbollin Italian, pas dështimit të kombëtares axurre në Bosnje, ka mbërritur edhe në politikë.

Qeveria e Melonit, sipas “La Stampa”, dëshiron të shmangë “boomerang” me një president të ri të FIGC që të jetë i pavarur dhe më i fortë se Gabriele Gravina.

Nga “Palazzo Chigi” shtyjnë që drejtimi i futbollit të mos i besohet Giovanni Malagò për shkak të tensioneve të tij me qeverinë e qendrës së djathtë.

Për këtë arsye, ministri Abodi po kërkon një kandidat alternativ.

Në këtë drejtim, Abodi ka bërë një tentativë të parë për të kuptuar qëndrimin e Paolo Maldinit, por pa dakordësi me qeverinë, gjë që nuk është pritur mirë.

Maldini duket pak i prirur të pranojë, pasi nuk ndihet në një ambient ku mund të ndikojë realisht. Vendimi do të merret me kujdes, duke pasur rreth dy muaj e gjysmë kohë.

Edhe Claudio Lotito po lëviz, ndërsa rikthehet si opsion emri i Alessandro Del Piero, i propozuar më parë nga rrethe pranë Lazios. Një tjetër kandidat i fortë është Giuseppe Marotta, por ai nuk dëshiron të largohet nga posti tek Interi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat