Shqiptari u vlerësua me notën 7.9 në Serie A

Futboll

Shqiptari u vlerësua me notën 7.9 në Serie A

Më: 5 prill 2026 Në ora: 20:29
Notat

Ekipi i Torinos ka marrë fitore të rëndësishme në transfertën e nderlikuar kundër Pisës, vendosi goli i sulmuesit Adams në minutën e 80-të, java e 31-të në Serie A.

Por “Lojtari i Ndeshjes” sipas “Flashscore” rezultoi mbrojtësi i Kombëtares Ardian Ismajli.

Shqiptari u vlerësua me notën 7.9, më i miri në fushë.

Siguria në prapavijë dhe i fortë në “luftën” ajrore, bëri që 29-vjeçari të ishte i “pakalueshëm” për sulmuesit rivalë.

E çuditshme është se në sfidën kundër Polonisë në Varshavë, Ismajli nuk la asnjë përshtypje të mirë, nota 5.9, ndër më të dobëtit në fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat