Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

Futboll

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

Më: 13 prill 2026 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Dy ndeshjet e të hënës në Abissnet Superiore kanë plotësuar kuadrin e javës së 31-të dhe kanë dhënë tablonë e garës për objektivat e çdo ekipi të elitës.

Barazimi mes Dinamos dhe Bylisit u ka dhënë nga një pikë skuadrave duke sjellë ndryshimin në “Final Four” pasi është tashmë Dinamo ajo që mban vendin e katërt, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin.

Të kuqtë u mposhtën nga Elbasani, i cili mbajti hapin e kreut duke ndjekur Vllazninë.

Ekipi shkodran u bë i pari i cili siguroi falë rezultateve të kësaj jave edhe matematikisht praninë në “Final Four”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat