FSHF organizon për të katërtin vit radhazi seleksionime për talentet shqiptare në SHBA e Kanada

Futboll

FSHF organizon për të katërtin vit radhazi seleksionime për talentet shqiptare në SHBA e Kanada

Më: 15 prill 2026 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Federata e Futbollit do të organizojë për të katërtin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimet do të zhvillohen të shtunën, më 27 qershor 2026, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jenë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Në seleksionimet me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të marrë pjesë edhe Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani.

Gjithashtu, me të gjithë organizimin e seleksionimit do të merret Ansi Agolli, ish-futbollist i Kombëtares.

Seleksionimet kanë si qëllim evidentimin e talenteve të reja, por në të njëjtën kohë edhe ndjekjen nga afër të progresit të lojtarëve shqiptarë që aktivizohen në SHBA dhe Kanada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat