Përfundon sezoni për Ekitiken

Futboll

Përfundon sezoni për Ekitiken

Më: 15 prill 2026 Në ora: 13:52
Hugo Ektike

Sezoni për Hugo Ektike tashmë ka përfunduar, e po ashtu edhe ëndrra për të luajtur në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Liverpulit mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes çerekfnale të Champions League, ndaj PSG-së.

Francezi sot i është nënshtruar testeve mjekësore, ku sipas asaj që raporton SkySport, është konfirmuar një dëmtim në tendinin e Akilit.

Ekitike do të mungoj së paku gjashtë muaj, por rikuperimi i plotë mund të zgjasë deri në nëntë muaj.

Kështu ai nuk do të arrij të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës, e cila nis me 11 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat