Bayerni spektakolar, humbjen 3:0 e kthen në fitore 3:4 

Futboll

Bayerni spektakolar, humbjen 3:0 e kthen në fitore 3:4 

Nga: K.G. Më: 25 prill 2026 Në ora: 17:28
Pamje nga ndeshja

Bayerni është Bayern dhe ashtu si i ka hije kampionit të ri të Gjermanisë, ngadhënjeu me përmbysje spektakolare me rezultat 4:3 ndaj Mainzit.

Vendasit avancuan me rezultat 3:0 për 45 minutat e parë falë golave të futbollistëve Kohr (15'), Nebel (29') e Becker (45+2').

Bayerni këndellet në pjesën e dytë duke shënuar katër herë. Autorë të golave janë Jackson (53'), Olise (73'). Musiala (80') e Kane (83').

Bayerni është në krye me 82 pikë e Mainz në të 10-tin me 34 sosh pas javës së 31-të në Bundesliga I.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat