Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Futboll

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Më: 29 prill 2026 Në ora: 11:23
Pamje

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Hoffenheimin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, pa e specifikuar megjithatë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës së re.

“Pas Albian Hajdarit dhe Ozan Kabak, Leon Avdullahu është bërë lojtari i radhës kyç i ekipit që e nënshkruan një kontratë të re afatgjate me Hoffenheimin”, njoftoi klubi i Bundesligës.

Përfaqësuesi kosovar është lojtar mjaft i rëndësishëm për klubin gjerman, ndërsa aty luan me plot sukses së bashku me shokët dardanë, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat