Ballkani ruan hapin për kreun e tabelës, Drenica pëson humbje të rëndë

Futboll

Ballkani ruan hapin për kreun e tabelës, Drenica pëson humbje të rëndë

Nga: K. G. Më: 30 prill 2026 Në ora: 16:56
Ballkani

Drenica e Skenderajt ka pësuar humbje të rëndë si vendas, me rezultat 2:1 nga Ballkani në ndeshjen e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Ballkani ruan hapin për kreun e tabelës, ndërsa Drenica ka presionin e ekzistencës.

Në minutën e 36-të Toni Domgjoni realizoi gol të bukur për 0:1. Në minutën e 54-të futbollisti Festim Alidema thellon epërsinë.

Igball Jashari realizoi në minutën e 79-të me gjuajtje të saktë nga zona dhe ngushtoi humbjen në 1:2.

Në fund të takimit, Jashari fitoi penallti. Ronaldo Chacon nuk shënoi, goditjen e tij e priti portieri slloven Golluboviq në minutën e 90+4.

Ballkani është në vend të dytë me 55 pikë, 5 më pak se lideri Drita.

Drenica është në pozitën e shtatë me 38 pikë të grumbulluara..
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat