Absurditeti i Superiores

Futboll

Absurditeti i Superiores

Më: 3 maj 2026 Në ora: 12:47
Tetova

Kategoria Superiore nuk dhuron vetëm rezultate të çuditshme, por edhe ngjarje të cilat janë jashtë logjikës së asaj që duhet të jetë menaxhimi sportiv i një skuadre.

Dhe fenomeni që po përhapet gjerësisht në klubet e elitës është se mund të bëjnë shumë mirë edhe pa trajnerë, ose më saktësisht, pa trajnerë të parë.

Largimi nga detyra sot i Edlir Tetovës nga Egnatia dhe Enkelejd Dobit nga Teuta, ka krijuar një anomali të pazakontë, pasi tashmë rezulton se 40% e skuadrave të elitës do të mbyllin sezonin me “trajner emergjence”. Egnatia dhe Teuta i bashkohen Flamurtarit dhe Partizanit në këtë trend që është unik në Europë sa i përket përqindjes së skuadrave që e kanë vënë në zbatim njëkohësisht.

Si për ironi të fatit, në ndeshjet e javës së 35-të, që luhet në mesjavë, këto të katër skuadra kanë përballje direkte mes tyre, pasi Egnatia pret Partizanin, ndërsa Flamurtari pret Teutën në duele të cilat mund të vendosin fatin e edicionit të tyre.

Gjithçka mbetet në duart e trajnerëve të emergjencës, të cilët sido që të shkojnë këto ndeshje, apo edhe ato të javës së fundit, nuk parashikohet të jenë emrat që do të vazhdojnë të jenë në drejtimin e ekipit në sezonin  ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat