Arsimi kthehet me një pikë nga Kavadari 

Futboll

Arsimi kthehet me një pikë nga Kavadari 

Nga: K.G. Më: 3 maj 2026 Në ora: 19:12
Arsimi nga Çegrani

Arsimi nga Çegrani sot barazoi (1:1) kundër Tikveshit në Kavadar, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket ndeshjes në Kavadar, gjithçka u vendos deri në minutën e 29-të. 

Besir Ramadani e hapi rezultatin në minutën e 24-të, ndërsa Markel Goni i siguroi një pikë Arsimit me golin që realizoi në minutën e 29-të. 

Tikveshi që nga minuta e 19-të luajti me një lojtar më pak.

Tikveshi renditet në vend të pestë me 41 pikë, ka dy më shumë se Arsimi që gjendet dy vende më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat