Reagon Carreras

Futboll

Reagon Carreras

Më: 6 maj 2026 Në ora: 14:21
Álvaro Carreras

Álvaro Carreras ka reaguar publikisht ndaj zërave për një përplasje fizike me Antonio Rüdiger te Real Madridi.

Sipas raportimeve, mbrojtësi 23-vjeçar dyshohej se kishte pasur një incident në dhomat e zhveshjes mes ndeshjeve ndaj Alavés dhe Betis.

Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Carreras sqaroi situatën: “Ditët e fundit kanë dalë disa insinuata dhe komente për mua që nuk përputhen me realitetin.

Angazhimi im ndaj këtij klubi dhe trajnerëve ka qenë maksimal që nga dita e parë dhe kështu do të vazhdojë”.

Ai theksoi profesionalizmin e tij: “Që nga rikthimi, kam punuar me respekt dhe përkushtim maksimal.

Kam luftuar shumë për të realizuar ëndrrën për t’u kthyer në shtëpi”.

Sa i përket incidentit, Carreras u shpreh: “Bëhet fjalë për një episod të izoluar pa rëndësi, tashmë i mbyllur. Marrëdhënia ime me ekipin është shumë e mirë. Hala Madrid!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat