Klasikja i ka të gjitha brenda! Tirana mposht Vllazninë

Futboll

Klasikja i ka të gjitha brenda! Tirana mposht Vllazninë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 18:01
Tirana - Vllaznia

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Rafa me anë të një penalltie në pjesën e parë.

Po në pjesën e parë, bardhebluve iu anulua goli i shënuar nga Tabekou, për pozicion të parregullt.

Ndërkohë që shkodranët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq Esat Mala dhe Melos Bajrami.

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke besuar fortë tani tek mbijetesa. Në krahun tjetër me 60 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat