Supersfida Bayern - PSG, UEFA zgjedh më të mirin

Futboll

Supersfida Bayern - PSG, UEFA zgjedh më të mirin

Më: 6 maj 2026 Në ora: 23:37
Uillian Paço

Mbrojtësi i PSG-së, Uillian Paço, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Bayernit të Mynihut, pas një paraqitjeje mbresëlënëse në gjysmëfinalen e UEFA Champions League.

Sipas Grupit Teknik të UEFA-s, ai dominoi çdo duel, ndërhyri me saktësi dhe ishte vendimtar në organizimin e prapavijës.

Performanca e tij solide ishte një faktor kyç në suksesin e parisienëve dhe në neutralizimin e sulmit kundërshtar. Paço konfirmon kështu rolin e tij si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së PSG-së në këtë sezon europian.

Edhe pse rrugën e rrjetës e gjetën Dembele dhe Kejn, çmimi shkoi për mbrojtësin e skuadrës franceze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat