Sherri mes Valverde dhe Tchouameni, pritet masa disiplinore ndaj tyre

Futboll

Sherri mes Valverde dhe Tchouameni, pritet masa disiplinore ndaj tyre

Më: 7 maj 2026 Në ora: 16:58
Valverde dhe Tchouameni

Dy futbollistët e Real Madrdiit, Aurilen Tchouameni dhe Fede valverde kanë pasur sot një përleshje tjetër fiziki, ku ky i fundit sipas “Marca”, ka përfunduar në spital.

Raportohet se klubi mbretëror pas kësaj ka mbajtur një mbledhje urgjente ku ishin të pranishëm të gjithë futbollistët, dhe drejtori sportiv, Jose Angel Sanchez, ku u nisën procedura disiplinore ndaj të dy lojtarëve.

Sipas gazetës spanjolle, gjithçka nisi kur Valverde refuzoi ti shtrengonte dorën mesfushorit francez, duke filluar kështu një seancë shumë armiqësore që përfundoi me një sherr serioz në dhomën e zhveshjes në fund të stërvitjes.

Tchouameni thuhet se i dha një goditje të fortë mesfushorit nga uruguai, i cili pësoi një kontuzion të rëndë që rezultoi në një prerje dhe e detyroi të shkonte në spital.

Aktualisht, atmosfera në Real Madrid është jashtëzakonisht e tensionuar, me nervozizëm, përçarje të brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat