Pogradeci “dërrmon” Kastriotin, Besa “likuidon” Ilirinë!

Futboll

Pogradeci “dërrmon” Kastriotin, Besa “likuidon” Ilirinë!

Më: 7 maj 2026 Në ora: 19:06
Pogradeci - Kastrioti

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fazës Play-Off në Kategorinë e Parë.

Pogradeci fitoi pa vështirësi 3 – 0 kundër Kastriotit, ndërsa Besa shtangu Iirinë në transfertë, e mbyllur 2:0 për ekipin kavajas.

Në takimin e luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, golat për Pogradecin mbajtën “firmën” e Greca dhe dopieta e Pius.

Liqenorët ishin dominues në çdo aspekt, ndërsa tashmë do të zhvillojnë finalen e madhe ndaj Besës.

Verdhezinjtë e Kavajasë e vulosën fitoren brenda 3 minuta në stadiumin “Redi Maloku”, me golat e William Cordeiro dhe Chinëendu, respektivisht në minutat 8-të dhe 11-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat