Gibbs-White shpallet lojtari i muajit prill në Premierligë

Futboll

Gibbs-White shpallet lojtari i muajit prill në Premierligë

Më: 8 maj 2026 Në ora: 13:39
Morgan Gibbs-White

Morgan Gibbs-White është shpallur lojtari më i mirë i muajit prill në Premierligën angleze.

Forma e tij e mirë gjatë muajit që lamë pas, ishte vendimtare për yllin e Nottingham Forestit të fitojë këtë.

Ai la pas në garë lojtarët si Jarrod Bowen, Konstantinos Mavropanos, Rayan Cherk, Nico O’Reilly, Pascal Gross, Noah Okafor dhe Alex Scott.

Gibbs-White mori vëmendje po ashtu shkaku i një incidenti me portierin e Chelseat, Robert Sanchez i cili pësoi një lëndim në fytyrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat