Ndeshja vendimtare mes shqiptarëve dhe maqedonasve 

Futboll

Ndeshja vendimtare mes shqiptarëve dhe maqedonasve 

Nga: K.Goca Më: 9 maj 2026 Në ora: 14:29
Pamje nga ndeshja

Haraçina është në këmbë, e presin me drithërima ndeshjen e nesërme (16.00) në Shtip kundër Bregallnicës. 

Është ndeshje vendimtare mes liderit Bregallnciës dhe Shkëndijes së Haraçinës, në kuadër të javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Bregallnica kryeson me 64 pikë, pasojnë Skopje e Shkëndija secila nga 62.

“Të gjithë ata që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Shtipit për të ndjekur dhe përkrahur ekipin tonë, mund të vijnë lirshëm dhe pa asnjë pengesë.

Për tifozët mysafirë do të ketë vend të posaçëm të rezervuar në stadium, ku do të mund ta mbështesin ekipin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ju presim të jemi së bashku dhe ta përkrahim klubin tonë drejt objektivit!”, ka njoftuar Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat