Chelsea rrezikon të ngelë jashtë Ligës së Konferencës, Barcelona e kthen sulmuesin menjëherë në objektiv

Futboll

Chelsea rrezikon të ngelë jashtë Ligës së Konferencës, Barcelona e kthen sulmuesin menjëherë në objektiv

Më: 15 maj 2026 Në ora: 10:38
Zhoao Pedro

E ardhmja e Zhoao Pedro është e pasigurt. Sulmuesi brazilian, pavarësisht periudhës së vështirë të Çelsit po vjen nga një sezon i shkëlqyer me ta.

Në 48 ndeshje në Premier Ligë, Ligën e Kampioneve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës, ai ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë nëntë asiste, një shifër që ai ende mund ta përmirësojë në këto dy ndeshje të fundit të kampionatit, ndërsa londinezët kërkojnë një kualifikim të vështirë për Ligën e Konferencës të sezonit të ardhshëm.

Dhe Barcelona thuhet se po e synon lojtarin e lindur në vitin 2001.

Sipas gazetës së sotme Daily Mail, Çelsi nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin. Me siguri do të jetë një verë e nxehtë dhe do të shohim nëse blaugranët do të nisin një ofensivë me një ofertë që klubi anglez nuk mund ta refuzojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat