Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër!

Futboll

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër!

Më: 15 maj 2026 Në ora: 16:48
Foto ilusttrim

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndërtimin e dy fushave të reja në Shkodër!

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u miratuan disa vendime që lidhen me investimet në infrastrukturën sportive në vendin tonë.

Në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të organizohet në Shqipëri, Komiteti Ekzekutiv miratoi projektin për ndërtimin e dy fushave të reja me bar natyral në kompleksin “Zmijani” në Shkodër, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Fushat do të ndërtohen sipas standardeve të UEFA-s dhe do të shërbejnë si ambiente stërvitore për ekipet pjesëmarrëse në finalet e UEFA U-21 EURO 2027, duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore sportive në qytetin e Shkodrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat