Igli Tare do të ndajë rrugët me Milanin në fund të këtij sezoni.
Drejtori sportiv është njoftuar nga klubi për vendimin e formës së prerë dhe do të largohet nga kuqezinjtë, kur gjithçka të ezaurohet me përfundimin e sezonit të rregullt.
Është vetë gazetari i njohur, Fabrizio Romano që shkruan se mes palëve raporti ka arritur në “pikën e fundit”, ndërsa priten vetëm hapat formalë për të zyrtarizuar dhe “divorcin”.
Lidhur me pasuesin e Tares, tek Milani po studiojnë mundësinë për të afruar në këtë post Tony D’Amicon e Atalantës, teksa nuk përjashtohet as Fabio Paratici, një emër ky i diskutuar përpara se të arrihej tek firma me shqiptarin.