Edi Martini i hap “luftë” rivalëve në Final Four

Futboll

Edi Martini i hap “luftë” rivalëve në Final Four

Më: 16 maj 2026 Në ora: 14:04
Edi Martini

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini ka folur shkurtimisht për faqen zyrtare të “FSHF”-së shkurtimisht.

Ai i ka premtuar tifozëve se i gjithë stafi dhe ekipi do bëjnë gjithçka e do luftojnë deri në fund që Vllaznia të rikthejë titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar pas 21 vitesh pritje.

Ekipi kuqeblu do të “çelë” sonte prej orës 19:00, ndeshjen kundër Dinamos, faza e Final Four.

“Shkodra nuk ngopet me lugë bosh. Shkodra do titullin.

Nuk i intereson asgjë tjetër. Kështu që i vetmi premtim që do t’i bëjë atyre që deri në sekondën e fundit kemi për të luftuar, për ta sjellë titullin në Shkodër”, u shpreh trajneri Martini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat