Si Shqipëria mund të përfitojë avantazhin e madh nga UEFA?

Futboll

Si Shqipëria mund të përfitojë avantazhin e madh nga UEFA?

Më: 17 maj 2026 Në ora: 14:14
UEFA

Sytë e futbollit shqiptar do të jenë te finalja e Ligës së Europës, pikërisht më 20 maj.

Freiburgu do të përballet me Aston Vilën, ndërsa klubet shqiptare bëjnë tifo për gjermanët e Freiburg.

Nëse Freiburg fiton finalen, Dinamo si fituese e Kupës do e niste aventurën europiane nga turi i dytë i Ligës së Konferencës.

Nëse Dinamo fiton titullin kampion, atëherë ky avantazh i kalon ekipit që do e mbyllë si vend i dytë në Abissnet Superiore.

Në fund është UEFA që vendos me përditësimet e saj, por ky është një skenar që bëhet i ditur deri tani.

Po ashtu nuk përjashtohet ndonjë skenar tjetër. Më parë ndërkohë dështoi një tjetër mundësi, që ishte me Shakhtar Donetsk.

Aston Vila konsiderohet favorite për të fituar Ligën e Europës. Freiburg që e mbylli kampionatin gjerman në vendin e shtatë kërkon të shkruajë historinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat