Manchester Utd nuk befasohet para shikuesve të vet në “Old Trafford”, duke triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Nottingham Forestit, në takimin e javës së 37-të të Premier League.
Ndeshje me rivalitet të madh dhe gati sa ndodhi befasia.
Festival golash në konak të Manchester Utd, por vendasit dolën me pikë të plota.
Për vendasit shënuan Shaw (5'), Cunha (55') e Mbeumo (76') dhe për Nottingham Morato (53') e Gibbs-White (78').
Manchester Utd renditet në pozitën e tretë me 68 pikë e Nottingham në të 16-tin me 43.