Chivu flet për sezonin historik me Interin, por ende s’është i kënaqur 100%

Futboll

Chivu flet për sezonin historik me Interin, por ende s’është i kënaqur 100%

Më: 17 maj 2026 Në ora: 19:36
Cristian Chivu

Cristian Chivu ka dhënë vlerësimin e tij për atë që ka qenë një sezon i parë i plotë mbresëlënës si trajner, duke e udhëhequr Interin drejt dopietës Serie A dhe Kupa e Italisë në sezonin 2025-26, por ka thënë se është më i lumtur për lojtarët dhe tifozët sesa për veten e tij.

Interi po feston dopietën vendore këtë sezon, pas barazimit 1-1 ndaj Hellas Veronës në ndeshjen e fundit në shtëpi të kampionatit.

“Nerazzurrët” e siguruan Scudetton me fitoren 2-0 ndaj Parmës më 3 maj dhe më pas fituan Kupën me një tjetër 2-0 ndaj Lazios të mërkurën.

Trofeu i kupës u dorëzua menjëherë pas ndeshjes finale, ndërsa trofeu i kampionatit u ngrit të dielën.

“Festuam javën e kaluar, sot është ngritja e trofeut dhe parada. Euforia ka kaluar, por sot kemi mundësinë t’i tregojmë dy trofetë që i fituam falë këtyre djemve,” tha Chivu për “DAZN” pas ceremonisë së trofeut (via “TMW”).

Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë, sidomos në aspektin psikologjik pas humbjes së rëndë ndaj PSG-së në finalen e Championsit sezonin e kaluar, por Chivu ka mbetur i impresionuar me punën e skuadrës dhe thekson se roli i tij është të menaxhojë ekuilibrin mes momenteve të mira dhe të vështira.

“Gjithmonë ka ulje dhe ngritje gjatë tetë muajve, duhet të dish si t’i kalosh momentet e vështira që patëm në fillim të sezonit, dhe të mos entuziazmohesh shumë kur fituam 14 nga 15 ndeshje.

Na duhet ekuilibër”, tha ai.

Duke qenë se kjo është sezoni i tij i parë i plotë si trajner i një skuadre të seniorëve, Chivu ka qenë pjesë e Interit për gati dy dekada si lojtar, trajner i akademisë dhe tani trajner i ekipit të parë.

“Kam 19 vjet këtu, është një ndjenjë e bukur për mua, por jam edhe më i lumtur për djemtë e mi dhe për këta tifozë”, e mbylli ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat