Sulmi i Tiranës në krizë

Futboll

Sulmi i Tiranës në krizë

Më: 19 maj 2026 Në ora: 11:26
Tirana

Sulmi i Tiranës në sezonin 2025/26 shfaqi një nga momentet më problematike të dekadës së fundit, duke e vendosur skuadrën bardheblu shumë larg standardeve të veta historike në aspektin ofensiv.

Statistikat janë të qarta dhe të pamëshirshme.

Në 36 ndeshje, Tirana ka shënuar vetëm 36 gola, duke regjistruar një mesatare prej 1 goli për ndeshje, një nivel që e pozicionon këtë sezon mes më të dobëtëve në aspektin e realizimit.

Në një klub si Tirana, ku historia e suksesit është e lidhur ngushtë me prodhimin ofensiv dhe lojën dominuese, kjo shifër bie menjëherë në sy si alarm. Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë efi kasiteti në një kampionat të caktuar, por për një rënie të qartë në volum dhe cilësi në fazën sulmuese.

HISTORIA – Nëse shikojmë pas në kohë, kontrasti është i fortë. Tirana ka pasur sezone ku sulmi ka qenë armë kryesore e dominimit në kampionat: 90 gola në sezonin 2003/04 (2.5 për ndeshje), 82 gola në 2004/05, apo 67 gola në 2019/20. Edhe në vitet më të fundit, bardheblutë kanë pasur shpërthime të rëndësishme si sezoni 2021/22 me 64 gola dhe 1.78 mesatare për ndeshje, që i dha edhe stabilitet në garën për objektiva madhorë.

Në këtë sfond, sezoni aktual duket i zbehtë. Edhe kur krahasohet me sezonet “e dobëta” historikisht, ku Tirana ka rënë në nivele më të ulëta si 29 gola në 2016/17 apo 30 gola në 2012/13, problemi nuk është vetëm numri absolut, por mungesa e ritmit dhe vazhdimësisë në shënim. Në shumë nga sezonet e mëparshme të vështira, Tirana kishte momente shpërthimi ose një repart sulmues më të qëndrueshëm, ndërsa këtë sezon prodhimi ofensiv duket më i shpërndarë dhe më pak konstant.

Një tjetër element që e thellon shqetësimin është fakti se mesatarja e golave për ndeshje është kthyer në një nivel minimal historik për standardet e klubit.

Tirana ka qenë tradicionalisht një skuadër që, edhe në vitet e vështira, mbante një mesatare mbi 1.2–1.5 gola për ndeshje. Sot, ajo ka rënë në kufi jtë e 1 golit për ndeshje, duke treguar vështirësi jo vetëm në fi nalizim, por edhe në krijim volumesh të rregullta rastesh.

Kjo situatë nuk mund të shihet e shkëputur nga mënyra e lojës dhe funksionimi i përgjithshëm i skuadrës.

Një sulm i dobët zakonisht është pasqyrë e një ndërtimi të paqëndrueshëm në mesfushë, mungesës së kreativitetit në fazën e fundit dhe shpesh edhe e mungesës së një lideri të qartë në zonën e fi nalizimit. Tirana duket se i ka pasur të gjitha këto elemente të shpërndara, pa arritur t’i bashkojë në një sistem të qëndrueshëm ofensiv.

Në këtë kontekst, sezoni 2025/26 nuk është thjesht një sezon i dobët në sulm, por një sinjal i qartë për nevojën e rishikimit të strukturës ofensive të skuadrës. Nëse Tirana synon të rikthehet në nivelet e saj historike të konkurrueshmërisë, do të duhet jo vetëm të rrisë numrin e golave, por të rikthejë identitetin e saj si skuadër që dominon përmes lojës dhe efi kasitetit në fazën sulmuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat