Sulmuesi i Shqipërisë pozon me flamurin turk

Futboll

Sulmuesi i Shqipërisë pozon me flamurin turk

Më: 19 maj 2026 Në ora: 17:38
Trabzon

Data 19 maj, konsiderohet e veçantë për Turqinë.

Arsyeja ka të bëjë me figurën historike të Mustafa Kemal Ataturk. Ai mbërriti në Samsun më 19 maj të vitit 1919, ngjarje e cila përkon me luftën për pavarësinë e Turqisë.

Ataturku ia atriboi këtë datë të veçantë rinisë.

Në vigjilje të festës në fjalë, klubi i Trabzonspor është mbledhur i gjithi në stërvitje dhe ka “pozuar” para flamurit turk. Mes tyre, nuk ka munguar as sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi.

Goleadori shqiptar po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, ndërsa ka marrë profilin e protagonistit te Trabzonspor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat