Stojçevski do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës mes Sileksit dhe Shkëndijës

Futboll

Stojçevski do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës mes Sileksit dhe Shkëndijës

Nga: K.G. Më: 19 maj 2026 Në ora: 19:52
Gjyqtarët

FFM ka publikuar emrin e gjyqtarit kryesor dhe ekipin arbitrues për finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:00 në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, mes Sileksit dhe Shkëndijes së Tetovës.

Për gjyqtar kryesor është caktuar Igor Stojçevski.

Atij do t’i ndihmojnë anësorët Toshe Icev dhe Vjollca Izairi.

Gjyqtar i katërt për ndeshjen finale do të jetë Benjamin Qerimi.

Ndërkaq, për sistemin VAR është caktuar Aleksandar Grujoski, ndërsa VAR do të jetë Goce Petreski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat